Dy persona nga Semenishta arrestohen në Forinë, u gjindet substancë e dyshuar narkotike në veturë

Advertisement

Dy persona janë privuar nga liria në orët e para të mëngjesit në fshatin Forinë të Gostivarit, pasi gjatë një kontrolli policor në automjetin e tyre është gjetur një qese me material pluhur të bardhë, që dyshohet të jetë lëndë narkotike.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 15 korrik 2026, rreth orës 03:20, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria J.S. (38) dhe J.Š. (43), të dy nga fshati Semenishtë, Komuna e Sarajit.

Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve të tipit “Golf” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin dy personat, policia ka gjetur një qese me material pluhur të bardhë.

Automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit