13.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Durmishi: Vegla të reja digjitale dhe inspektim më i fortë për të mbrojtur punëtorët

Nisja e projektit “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm të punës në Maqedoninë e Veriut” është hap i rëndësishëm në promovimin e politikës kombëtare për sigurinë dhe shëndetin në punë, theksoi sot Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në fjalën e tij në promovimin zyrtar të Projektit.

 

“Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së punëtorëve është vlerë themelore dhe detyrim ligjor, por mbi të gjitha detyrë morale e të gjithëve. Me këtë projekt, fillojmë fazë të re në të cilën do të krijojmë një sistem modern, me strategji të qartë, vegla digjitale dhe inspektim më të fortë. Deri në vitin 2028, qëllimi ynë është që vendi të ketë kornizë të re, bashkëkohore të sigurisë dhe shëndetit në punë, në përputhje me standardet më të larta të ONP-së dhe BE-së. Parandalimi është investimi më i mirë në njerëz, kompani dhe të ardhmen e ekonomisë”, porositi Durmishi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit