12.8 C
Skopje
Sunday, April 27, 2025

DURMISHI GODET SPEKULANTËT – Inflacioni bie, mbi 1000 produkte me çmime të kontrolluara!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka ndërmarrë masa të forta për të ndalur rritjen e çmimeve dhe abuzimet në treg. Me propozimin e tij, Qeveria ka vendosur kufizimin e marzhit të fitimit për mbi 1000 produkte dhe ngrirjen e çmimeve për artikujt bazë si buka, mielli, qumështi, vaji dhe vezët.
Sipas Entit të Statistikave, inflacioni në mars ra me -1.3% në nivel mujor – një tregues i qartë se veprimet e Ministrisë po japin efekt në jetën e përditshme të qytetarëve. Spekulantët janë vendosur përballë kufizimeve: fitimi bruto për produktet jetike është ndaluar të kalojë 5%.
Durmishi shkruan se “Çmimet po stabilizohen, masat po japin rezultat” duke treguar qartë se kontrolli mbi tregun është kthyer në funksion të qytetarit dhe jo në favor të fitimeve të tepruara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit