10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Drejtori Orhan Kurtishi: Premtimet tona janë veprime – 35 punësime të reja në Postë

Shkup, 6 gusht – Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka bërë të ditur dje punësimin e 35 të rinjve me marrëveshje të përhershme pune, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt një shërbimi postar më efikas dhe më afër qytetarëve.

“Me dinjitet, përkushtim dhe pa shumë zhurmë, po e zgjerojmë çdo ditë familjen e madhe të Postës së Maqedonisë së Veriut. Mirë se erdhët në misionin tonë — në shërbim të qytetarëve, me qetësi, dashuri dhe përkushtim të palëkundur”, deklaroi Kurtishi.

Sipas tij, ky hap nuk është vetëm përforcim i kapaciteteve të institucionit, por edhe mbështetje konkrete për 35 familje të reja, të cilat tashmë do të kenë më shumë siguri dhe shpresë për të ardhmen.

“Ne nuk ndalemi! Premtimet tona nuk janë fjalë – janë veprime që ndihen në çdo cep të vendit,” shtoi drejtori i Postës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit