27.8 C
Skopje
Tuesday, July 8, 2025

Drejtori ekzekutiv i OEMVP në vizitë tе kompania anëtare Tiamo – model suksesi i industrisë vendore

Në kuadër të programit Roadshow, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, z. Durim Zekiri, dhe Menaxherja Operative, Miranda Ajdini u mirëpritën në takim nga z. Hajrun Sulejmani, pronar i kompanisë Tiamo dhe përfaqësues të tjerë nga kompania.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen kompanitë vendore prodhuese, rëndësia e krijimit të kushteve më të favorshme për bizneset prodhuese, ruajtja e fuqisë punëtore në vend, mbështetja institucionale dhe lehtësirat fiskale dhe doganore. U vizituan edhe hapësirat ku realizohet e gjithë veprimtaria me teknologjitë më të avancuara në vend.
Tiamo, e themeluar në vitin 1997, është ndër markat më të njohura kombëtare që përfaqëson histori suksesi, në industrinë e përpunimit dhe prodhimit të produkteve të mishit në vend. Nga fillimet e saj si biznes i vogël, sot ajo është kthyer në një kompani me kapacitete moderne prodhuese dhe prani të qëndrueshme në tregun vendor dhe atë rajonal.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit