Një lajm i mirë për qytetarët e Strugës është ardhja e specialistit të ri të mjekësisë interne, Dr. Krenar Mena, i cili do të jetë pjesë e stafit mjekësor të Spitalit të Strugës.
Bashkëngjitja e kuadrove të reja profesionale në institucionet shëndetësore është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve mjekësore dhe kujdesit ndaj pacientëve.
Ardhja e specialistëve të rinj pritet të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve profesionale të spitalit dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Strugës dhe rrethinës.








