Dita e Dëshmorëve në kuadër të Epopesë së UÇK-së, sot homazhe në Prekaz

Kosova sot përkujton Ditën e Dëshmorëve, ditën e dytë të Epopeja e UÇK-së, një nga momentet më domethënëse të historisë së re të vendit.

Me këtë rast, krerë institucionesh, përfaqësues politikë dhe qytetarë do të bëjnë homazhe në Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz. Nderimet pritet të nisin nga ora 10:00, ku do të vendosen kurora lulesh dhe do të përkujtohet sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë të rënëve për liri.

Aktivitete përkujtimore do të zhvillohen edhe në komuna të ndryshme të Kosovës, ku përfaqësues komunalë dhe qytetarë do të bëjnë homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve, duke nderuar kontributin dhe flijimin e tyre në rrugën drejt lirisë së vendit./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit