12.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Dimitrievski: Nuk i sulmojmë subjektet politike, zhvillojmë fushatë pozitive

 

Dimitrievski në deklaratën pas takimit me qytetarët në Shkup, në lidhje me thirrjen e kryetarit të VMRO-DPMNE-së për sigurimin e bashkimit kombëtar maqedonas, theksoi se pas mbarimit të zgjedhjeve, para fillimit të negociatave, lëvizja planifikon të lëshojë një deklaratë që përcakton atë që ajo i quan “vijat e kuqe maqedonase”.

Ai e përjashtoi mundësinë për çfarëdo lloj bashkëpunimi pas zgjedhjeve me kryesinë aktuale të LSDM-së dhe theksoi se veprimet e kaluara të pushtetit dhe opozitës vërtetuan se ka pasur bashkëpunim mes tyre edhe përkundër qëndrimeve të ndryshme të shprehura në opinion.

Edhe pse janë të hapur për bashkëpunim, megjithatë, theksoi se ZNAM do të veprojë si subjekt politik i pavarur.

Ai nënvizoi se bashkimi kombëtar maqedonas është një nga prioritetet e lëvizjes ZNAM.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit