Njësiti Territorial Zjarrfikës i Komunës së Ohrit njofton se sot në orët e para të mëngjesit është intervenuar në një objekt privat të djegur në fazën e flakjes, në fshatin Trebenishtë – Komuna e Debarcës.
Gjatë intervenimit, theksojnë nga atje, janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta dhe lëndime trupore.
“Në të njëjtin objekt është gjetur edhe një person i vdekur”, shtojnë nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Komunës së Ohrit.