Detaje nga mbledhja “flash” e Kryesisë, Rama paralajmëron zgjedhje brenda partisë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur sot Kryesinë, në një takim që zgjati vetëm 30 minuta.

Në këtë mbledhje “flash”, Rama ka paralajmëruar nisjen e zgjedhjeve brenda partisë në Qershor.

U mësua poashtu se në mbledhje Rama ka dhënë porosi të qarta, ku mes të tjerash ka kërkuar që të ketë një dialog me bazën socialiste në të gjitha bashkitë e vendit, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi.

Numri një i socialistëve po ashtu u është drejtuar të vetëve duke u kërkuar që të jenë viligjentë dhe me pasojat që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit