Ka dështuar seanca për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Vetëvendosje vazhdon të mos i ketë numrat për zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit.
Deputetja Mimoza Kusari – Lila pas seancës së Kuvendit ka deklaruar se nga situata aktuale, po shihet që zgjedhjet e reja janë më të pranueshmet.
“Ishte kërkesë e GP tonë që sot të mos procedohet tutje për votim kandidimi i znj Haxhiu – kryetares në ardhje të Kuvendit të Kosovës për arsye të deklarimit të grupeve politike në raport me procesin e votimit. Më lejoni të ritheksoj edhe njëherë; votimi për kryetarin nënkryetarin është votim që kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të Kosovës.
Ne se kemi asnjë qëllim bllokimin formimin e Kuvendit – gjegjësisht konstituimin e lidershipit, por me këto qasje që po tregohet – me të vërtetë duhet të dakordohemi në një ditë tjetër. Ti thërrasim grupet tjera politike, të konstituohet Kuvendi – dhe të dakordohemi që me 80 vota ta shpërndajmë kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje të reja.
Në rrethanat aktuale kjo duket si zgjidhja më e afërt e pranueshme”, deklaroi Kusari Lila ndër të tjera.