Koordinatorja e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari së bashku me një delegacion të deputetëve nga Maqedonia e Veriut po qëndrojnë në Bern të Zvicrës ku kanë realizuar një takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Sh.T. Pierre-Andre Page, shkruan Top24
Në këtë takim deputetët konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore me shtetin e Zvicrës si dhe mundësia për bashkëpunim ndërparlamentar.Zvicra na jep mbështetje të vazhdueshme si shoqëri dhe si shtet në proceset demokratike, në reformat institucionale por edhe në rrugën drejt integrimit evropian.
Postimi i plotë i deputetes Rina Ajdari:
Në kuadër të vizitës zyrtare në Bern, bashkë me kolegë deputet patëm mundësinë të takohemi me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Sh.T. Pierre-Andre Page.
U konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore me shtetin e Zvicrës si dhe mundësia për bashkëpunim ndërparlamentar.
Zvicra na jep mbështetje të vazhdueshme si shoqëri dhe si shtet në proceset demokratike, në reformat institucionale por edhe në rrugën drejt integrimit evropian.
Diaspora jonë këtu, qëndron si urë komunikimi dhe themel i fortë i lidhjeve në mes dy vendeve e njëkohësisht përbën njërën nga shtyllat kryesore të vetë shtetit zviceran.
Pasuria më e madhe e Zvicrës janë gjuhët, respekti për to dhe për identitetin e secilit qytetar, kultura e lartë politike dhe përkushtimi për vendin e tyre. Të gjitha këto duhet të na shërbejnë si model për zhvillimin e institucioneve tona dhe avancimin e proceseve demokratike.