15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Denko Malevski: Paralajmerimet e Taravarit janë të arsyeshme

Profesori unveritar dhe ish-funksionar i lartë, Denko Malevski në kolumnën e tij të fundit për “Focus”, i jep të drejtë paralajmërimit të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari i cili për pot ë njejtën media kishte deklaruar se nacionalizmi maqedonas mund të hap Kutinë e Pandorës.

Malevski ndanë bindjen e njetë sikurse Taravari edhe për atë se nuk bëhet fjalë për luftë dhe se nuk na kanë mbetur më njerëz për të luftuar, por se shqiptarët kanë të drejtë mbi kërkesat e tyre, të cilat sipas tij, janë legjitime.

“Paralajmëruese dhe të arsyeshme janë fjalët e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Taravari, në intervistën për “Fokus”: Si reagim ndaj nacionalizmit maqedonas, thotë ai: “do të hapet Kutia e Pandorës. Njëlloj siç shfaqet e Majta te maqedonasit, garantoj – le të dalë një parti shqiptare dhe le të thotë se është kundër shtetit, do ta ndajmë, do bëjmë kështu-ashtu, menjëherë do të marrë vota. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të marrë vota te blloku shqiptar. Nuk po flasim për luftë, këtu nuk ka kush më të luftojë, por për organizimin e shtetit, gjë për të cilën është legjitime të flitet”, thotë në shkrimin e tij Malevski.

Ndërkaq kryetari i ASH-së, Arben Taravari më herët u shpreh se ende ka gjasa të vogla që në moment të fundit të votohen ndryshimet kushtetuese. “Nëse kjo nuk ndodh, parashikon se do ketë radikalizim i cili nuk nënkupton luftë të re, por se në skenë do të shfaqen mendime radikale shqiptare kundër atyre që i promovon e Majta radikale maqedonase”, deklaroi më herët kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Ndaj kësaj deklarate reaguan akedemikët maqedonas dhe profesorët maqedonas duke thënë se këto deklarata të çojnë në federalizim të shtetit dhe se hapen çështje të ndjeshme të vitit 2001.

Referenca https://zurnal.mk/albanczite-%D1%9Ce-zavladeat-so-makedoni%D1%98a/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit