Debat publik për problemin e qenve endacakë në Strugë – Qyra: “Problemi do të zgjidhet”

Advertisement

Sot, me iniciativë të Sektorit Civil, u mbajt debat publik për problemin e qenve endacakë në Strugë. Kryetari Mendi Qyra iu përgjigj personalisht pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, aktivistëve dhe këshilltarëve komunalë.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e përfaqësuesve të koalicionit AKI dhe Listës së Pavarur.
Kur diskutohet një problem që prek sigurinë e qytetarëve dhe buxhetin publik, pjesëmarrja dhe përgjegjësia nuk duhet të mungojnë.
Nga Komuna e Strugës theksuan se problemi me qentë endacakë vazhdon të shqetësojë qytetarët e Strugës. Përveç rrezikut nga kafshimet, ky problem po i kushton shumë edhe buxhetit të Komunës.
Nga janari deri më 30 shtator 2026, Komuna ka paguar gjithsej 3.437.000 denarë për dëmshpërblime ndaj qytetarëve të kafshuar nga qentë endacakë.
Nga kjo shumë:
🔹 2.500.000 denarë janë paguar përmes procedurave gjyqësore;
🔹 1.200.000 denarë janë paguar përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me qytetarët e dëmtuar, me qëllim që lëndët të tërhiqen nga gjykata dhe të shmangen shpenzimet shtesë gjyqësore.
Këto shifra tregojnë qartë se nuk mund të vazhdojmë pafundësisht të paguajmë dëmshpërblime, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të përballen me të njëjtin problem.
Komuna po propozon një zgjidhje afatgjatë dhe humane për menaxhimin e qenve endacakë. Por për këtë nevojitet edhe mbështetja e Këshillit Komunal.
Këshilltarët që nuk e mbështesin këtë propozim duhet t’u japin qytetarëve një përgjigje të qartë: Nëse jo kjo zgjidhje, atëherë cila është alternativa e tyre?
Qytetarët meritojnë siguri, ndërsa paratë publike duhet të shpenzohen për zgjidhje konkrete, jo vazhdimisht për dëmshpërblime dhe gjykata.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit