10.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Davkova nga Ohri: Më 9 maj do të festojmë ditën e Europës dhe për Maqedoni krenare

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga tubimi në Ohër ka deklaruar se më 24 prill dhe 8 maj qytetarët do të votojnë për sjellë fitoren për një Maqedoni që do të jetë krenare dhe e qytetrëve.

“Pikërisht në këto data, do të vendosni nëse Maqedonia si e jotja dhe krenare do të jetë me të vërtetë pro europiane, sepse nëse Maqedonia nuk është e jotja dhe nuk është krenare, nuk mund të jetë as shtet europian. BE është bashkimi i dallimeve ndërsa ne me kulturën, ne me arsimin, ne me traditën e respektit të atyre që i dhanë jetët për ilindenin e parë, të dytë e të tretë, mundemi dhe patjetër të hapërojmë në ilindenin e katërt. Ilinden që do të shënojë Republikë e cila është shtet i drejtë, demokratik, standard dhe shtet europian”.

Siljanovska Davkova dha para qytetarëve të Ohrit se më 9 maj do të festohen për më shumë arsye. Kjo sepse, siç tha ajo, kur VMRO-DPMNE flet para qytetarëve ka një lum me popull, ndërsa kur të tjerët flasin, numri më i madh i atyre që janë prezent, janë vetë përfaqësues të partisë.

“Ju lus, sepse rrallë lus dikë, por pse kur ne flasim para jush një lum populli janë këtu, e pse kur të tjerët luajnë valle, ka më shumë udhëheqës së valles se sa prej atyre që luajnë valle, kjo nuk është rastësisht, ne e kemi të qartë se na besoni dhe ne ju besojmë, andaj mendoj se besimin duhet bashkërisht ta shprehim, fillimisht më 24 prill e më pas edhe më 8 maj. Më 9 maj do e festojmë ditën e fitores kundër fashizmit, por edhe ditën e europës. Më 9 maj do e festojmë Maqedoninë si tënden dhe Maqedoninë si krenare”, deklaroi kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.

Ai premtoi se do dëshmojnë se nuk do i turpërojnë qytetarët dhe nuk do i harrojmë iinteresat shtetërore e kombëtare, të cilat të tjerët jo vetëm që i harruan por edhe i shkelën./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit