Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, reagoi menjëherë pas përkeqësimit të motit, duke dalë në terren së bashku me ekipet komunale për të koordinuar intervenimet në zonat ku u paraqitën probleme.
Me praninë e tij në terren, Beqiri ndoqi nga afër situatën dhe kërkoi që të gjitha ekipet të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të banorëve.
Ekipet komunale vazhdojnë punën në terren, ndërsa banorëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e kushteve atmosferike.
Për çdo rast urgjent apo nevojë për intervenim, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: +389 75 399 573.






