Në një sallë të tejmbushur me qytetarë nga Haraçina, Shkupi, Likova, Struga, Studeniçani, Saraji, Tetova e Kërçova, kandidati i VLEN-it për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, u prit me brohoritje e duartrokitje të fuqishme.
“Brohoritjet, duartrokitjet dhe sytë plot shpresë të qytetarëve më kujtuan pse jemi në këtë betejë: sepse nuk dorëzohemi, sepse jemi gjuetarë të së ardhmes sonë, sepse Haraçina meriton më shumë!”, u shpreh Beqiri.
Ai theksoi se fuqia e popullit është e pathyeshme dhe se sonte çdo zemër rrahu si një, duke treguar unitetin dhe besimin në fitoren e ardhshme.
“Me ju, me popullin tim, unë jam i bindur: Haraçina do të fitojë!” – përfundoi ai mes entuziazmit të madh të të pranishmëve.
https://www.facebook.com/share/17BU3yeeA4/