20.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Dasma luksoze e vitit: Një miliarder shpenzoi 20 milionë euro për një festë katërditore

Miliarderi Umar Kamani, themeluesi i markës Pretty Little Thing dhe modelja Nada Adele bënë një dasmë të pabesueshme në jug të Francës që do të mbahet mend gjatë. Me një festë që zgjati katër ditë dhe kushtoi 20 milionë euro, nuk është çudi që kjo të quhej “dasma e vitit”, sipas mediave të huaja.

\
Gjithçka nisi të enjten, më 2 maj, me një festë magjepsëse për të pritur të ftuarit dhe vazhdoi të premten, më 3 maj, me një ceremoni ku morën pjesë shumë të famshëm. E shtuna ishte për një dasmë tradicionale indiane, ndërsa e diela ishte rezervuar për një barbekju të relaksuar.

Në fundjavën e dasmës morën pjesë njerëz me famë botërore, duke përfshirë Naomi Campbell, Christiana Milian, Tessa Thompson, Tamara Kalinic, si dhe performuan edhe Andrea Bocelli dhe Mariah Carey.

Nada shkëlqeu në fustanin e nusërisë së shtëpisë franceze “Dior”, krijuar nga Maria Grazia Chiuri, duke vënë në pah thjeshtësinë dhe elegancën. Ceremoninë e ka përmbyllur Andrea Bocelli me interpretimin e paharrueshëm të këngës “The Prayer”.

Ky spektakël nuk do të ishte i plotë pa momentin romantik të fejesës që ndodhi në vitin 2021, kur Umar mori me qira një opera në Monte Carlo dhe surprizoi gruan e tij të ardhshme me 10 mijë trëndafila të bardhë dhe qirinj.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit