Çollaku me lajm pozitiv financiar: NP Komunale Strugë rrit të hyrat me mbi 5.2 milionë denarë

Advertisement

STRUGË – Ndërmarrja Publike Komunale Strugë e ka mbyllur tremujorin e dytë të vitit 2026 me rezultat pozitiv financiar, duke shënuar rritje prej mbi 5.2 milionë denarë në të hyrat operative.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i ndërmarrjes, Resul Çollaku, i cili përmes një postimi ka vlerësuar se rezultati është dëshmi e punës së bërë nga ndërmarrja dhe bashkëpunimit me qytetarët.

“Tre-mujorin e dytë të këtij viti e mbyllëm me mbi 5.2 milionë denarë më shumë të hyra”, ka shkruar Çollaku.

Sipas tij, rezultatet financiare paraqesin një hap pozitiv në përmirësimin e performancës së ndërmarrjes dhe në vazhdimin e aktiviteteve në shërbim të qytetarëve të Strugës.

“Vazhdoj përpara, për Strugën tonë!”, ka shkruar Çollaku, duke shprehur përkushtimin për vazhdimin e punës së ndërmarrjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit