Çfarë po bëjnë pasagjerët – vajza u shokua në aeroplan

Një pasagjere u zgjua në mes të një fluturimi të gjatë me aeroplan dhe u habit nga skena e pazakontë që pa në kabinë.

Maite Bousas publikoi një video në TikTok që u bë virale, ku shihet se pasagjerët në aeroplan kryenin lëvizje të ngadalta dhe të koordinuara ndërsa ishin ende në vendet e tyre.

Në fillim, vajza dukej e çuditur dhe lëvizi kamerën për të treguar se çfarë po ndodhte. Ishte sikur të gjithë pasagjerët po ndiqnin njëfarë rutine të çuditshme.

Këto lëvizje të pazakonshme kanë fituar miratim në komentet nën videon virale, ku shumë e kanë quajtur skenën “të dashur” dhe kanë vlerësuar bashkëpunimin midis pasagjerëve. /Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit