15.8 C
Skopje
Wednesday, May 15, 2024

Çfarë na mëson ramazani ?

Me përmendjen e Allahut, kurse sa më pak me përmendjen e njerëzve.

Edukimi në frymën islame, do të thotë, që Kurani të mos jetë vetëm zbukurim në vitrinat tona, dhe mënyrë për t’i kujtuar të vdekurit, por që ne të shoqërohemi me të çdo ditë, në mënyrë që të jetë udhërrëfyesi ynë në jetën tonë.

Edukimi në frymën islame, do të thotë, që ne t’i lutemi vetëm Allahut, dhe jo Abdullahut (robit të Allahut).

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si  u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (2/183)

Në lëndën e dytë “Raportet e mira me njerëzit” – ne mësojmë sesi të jemi njerëz më të mirë, fqinjë më të mirë, vëllezër dhe motra më të mirë, bashkëshortë më të mirë…

Në këtë lëndë mësojmë se:

– nëse një njeri agjëron, por përveç kësaj merr një thes me mbeturina dhe e hedh në livadh, në lumë ose në kanal aty pranë, dhe kështu i shkakton dëm vetes dhe të tjerëve;

– nëse një njeri agjëron, por fqinji i tij nuk është i qetë nga gjuha dhe duart e tij;

– nëse një njeri agjëron, por nuk flet me gjysmën e lagjes, duke filluar nga vëllezërit e tij, tek të afërmit, e deri tek farefisi tjetër;

– nëse një njeri agjëron, por prindërit e tij psherëtijnë dhe qajnë për sjelljet e tij ndaj tyre;

– nëse një burrë agjëron, por gruaja e tij i shërben atij vetëm si shërbëtore ose si terren trajnimi për masat shtrënguese;

– nëse një njeri agjëron, por nuk e paguan punëtorin në mënyrë adekuate për punën e tij;

– nëse një njeri agjëron, por merret me ryshfet dhe korrupsion;

– nëse një njeri agjëron, por ushtron dhunë edhe ndaj njerëzve edhe ndaj kafshëve;

– nëse një njeri agjëron, por përshkrimi i tij më i mirë është se ai është jo-njeri . . .

Atëherë nga agjërimi i tillë, nuk mund të ketë diçka tjetër përveç urisë dhe etjes – por Allahu e di më së miri – sepse Pejgamberi (a.s.) ka thënë:

“Allahu nuk ka nevojë për urinë dhe etjen e atij personi që nuk largohet nga gënjeshtrat dhe të vepruarit me to gjatë kohës që është agjërueshëm.”

Të dashur vëllezër!

Ramazani është një mundësi ideale që ta rishqyrtojmë raportin tonë me Allahun dhe me njerëzit përreth nesh, sepse nga kjo varet mirëqenia jonë në këtë botë dhe në botën tjetër.

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm, që të na e pranojë agjërimin tonë dhe veprat tjera të mira, kurse të na falë për veprat tona të këqija! Amin!!!

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit