Çair: Rruga “Ferid Murad” me shtigje të reja të asfaltuara për këmbësorë dhe biçikleta në njërën anë

Advertisement
Pas asfaltimit të pjesës më të madhe të rrugës “Ferid Murad”, sot kanë përfunduar edhe punimet për asfaltimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta në njërën anë të saj. Me këtë ndërhyrje, kjo arterie e rëndësishme e Çairit po merr një pamje të re, duke krijuar hapësira më të sigurta dhe më funksionale për lëvizjen e përditshme të qytetarëve, informojnë nga komuna e Çairit.
Sipas tyre punimet do të vazhdojnë edhe në anën tjetër të rrugës, në segmentin pranë ngrohtores. Komuna e Çairit po vijon realizimin e këtij projekti, me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për këmbësorët, çiklistët dhe të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit