“Top Arena”, emision i dedikuar për Botërorin 2026, ka hyrë në natën e dytë të tij. I ftuar së fundmi në emision është edhe këngëtari i njohur Blero, i cili së fundmi i ka hyrë edhe menaxhimit të futbollistëve, ku ka arritur të përmbyllë transferimet e para.
Brikena, pjesë e emisionit, i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka hezituar të këmbejë rolet me ish-banoren e Big Brother dhe ta pyesë në lidhje me marrëdhënien me Mateon. Brikena la të kuptohej se marrëdhënia e çiftit më të përfolur të momentit ka marrë fund.
Brikena: Je bërë viral për shprehjen “po s’të deshi familja, s’të don as kojshia”…
Blero: Ka qenë bisedë mes meje dhe Metit në Big Brother, por e përgëzoj atë që ka bërë montazhin, sepse është shumë kreativ.
Brikena: Ke menduar të shkruash ndonjë libër meqë ke bërë shumë shprehje të njohura?
Blero: Mund ta bëj, por autobiografik.





