Borxhi i qytetarëve ndaj bankave ka arritur në 245,2 milionë denarë apo 3.9 miliardë euro e që së bashku me kompanitë, borxhi i përgjithshëm arrinë në 9.2 miliardë euro. Kështu thonë të dhënat e fundit të Bankës Popullore. Sa i përket kredive konsumatore, borxhi i qytetarëve ndaj bankave shënon mbi 2 miliardë euro. Për kredi banesore, borxhi ndaj bankave shënon afro 1.5 miliard euro. Rritje më të madhe është vërejtur te kreditë për veturë edhe pse shuma e përgjithshme ngelet e ulët në krahasim me kategoritë e tjera
“Deri tani vetëm kredi konsumatore kam marrë”, tha një qytetar.
Për çfarë keni marrë përshembull?
“Po më duhej për disa gjëra. Isha i detyruar dhe tani po e kthej. Po kuedi, për udhëtime luksoze diku në vende më të largëta përshkak se ka njerëz që duan të shëtiten..pak më ekzotike. Kjo përshembull për mua është e panevojshme”, shtoi qytetari.
“Për veturë, për banesë. Por, tani për Zotin me këto kamata si i kanë rritur më mirë të qëndrosh urtë”, deklaroi një qytetar.
Si ju duken tani kushtet për kredite?
“Të vështira! Duhet të kesh pagë të lartë e të marrësh kredi”, shtoi ai.
“Asnjëherë nuk do të marr, edhe fëmijët e nipërit e mi i mësoj që me shtet, me kamata të mos kenë punë. Nëse ka nevojë më mirë le të punojnë ndonjë muaj më tepër, ndaji anash paratë por, atje jo! Vetëm për sëmundje mos dhashtë Zoti, përndryshe për atë jo! Për atë nuk i arsyetoj. Për veturë të marr? Nuk ka lidhje!”, u shpreh një qytetare.
Por edhe përskaj borxhit të rritur, qytetarët nga ana tjetër vazhdojnë të kursejnë. Në muajin tetor, depozitet e qytetarëve janë rritur për 11% dhe tani shënojnë 6 miliardë euro. Bashkë me depozitet e kompanive, shuma e përgjithshme arrinë mbi 9.2 miliardë euro. Nga janari e deri në shtator të këtij viti, bankat në Maqedoninë e Veriut bashkarisht kanë fituar 10,4 miliardë denarë apo 169 milionë euro. /Alsat.mk