Dyzet persona morën ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës pas përplasjeve gjatë protestave të 15 tetorit në Tiranë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, u trajtuan 14 protestues, përfshirë katër të mitur, dhe 26 efektivë policie.
Dy policë vijojnë të qëndrojnë në spital. Njëri iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe po trajtohet në kujdes intensiv.








