11.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Bilall Kasami: Votova për ardhmërinë e fëmijëve dhe të qytetit tonë

Tetovë, 2 nëntor – Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka realizuar sot të drejtën e tij qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Sapo shfrytëzova të drejtën time demokratike për të votuar në këto zgjedhje lokale.
Votova duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve tanë, ardhmërinë e këtij qyteti të bekuar dhe mirëqenien e shoqërisë sonë.

Ju ftoj ta shfrytëzojmë këtë ditë të bukur me dalje sa më masive në zgjedhje. Sot fjala u takon juve. Shfrytëzojeni këtë moment.”, deklaroi Kasami

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit