20.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Berisha uron VMRO-në: Partia simotër e PD fitoi në një proces demokratik dinjitoz

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi një mesazh me rastin e fitores së partisë së djathtë VMRO në votimet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.

POSTIMI I PLOTË:

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut fiton Partia VMRO.

Të dashur miq, në një proces zgjedhor demokratik, Partia më e madhe opozitare VMRO, parti simotër e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e udhëhequr nga Kristian Mickivski fitoi dje zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale në Republiken e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast i përcjell urimet më të mira Kryetarit të VMRO zotit Mickovski për suksesin elektoral të shkëlqyer të VMRO nën udhëheqjen e tij.

Uroj gjithashtu zonjën Gordana Siljanovska-Davkova Svilanova Kandidate e VMRO, me rastin e zgjedhjes Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Uroj gjithashtu të gjithë deputetet shqiptarë që u zgjodhën dje me votën e lirë të qytetarëve shqiptar në këtë Republikë.

Zgjedhjet e djeshme janë dëshmi e një procesi demokratik dinjitoz për çka meritojnë përgëzime të gjitha palët. Dhe njëherë urimet më të mira fitimtarëve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit