Bekim Sali priti pjesëmarrësit e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “FOLK FEST SKOPJE 2026”

Advertisement

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka pritur në Qeveri përfaqësuesit e ansambleve folklorike nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik “FOLK FEST SKOPJE 2026”, duke vlerësuar rëndësinë e këtij aktiviteti për promovimin e kulturës dhe miqësisë mes popujve.

“Sot në Qeveri prita pjesëmarrësit e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik ‘FOLK FEST SKOPJE 2026’, përfaqësues të ansambleve folklorike nga vende të ndryshme të botës.

Ishte kënaqësi t’u uroj mirëseardhje dhe të shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre në promovimin e kulturës, traditës dhe miqësisë mes popujve.

Festivale si ky dëshmojnë se arti dhe kultura janë ura që na bashkojnë, forcojnë dialogun dhe promovojnë mirëkuptimin, bashkëjetesën dhe vlerat e përbashkëta.

Falënderoj organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit që e bëjnë Shkupin një qendër të rëndësishme të shkëmbimit kulturor ndërkombëtar”, ka shkruar Sali.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit