Bekim Sali nis fushatën “Maj – Muaji i Evropës: Integrimi evropian sjell përfitime konkrete për qytetarët

 

Sot është shënuar nisja e fushatës “Maj – Muaji i Evropës”, në një ngjarje me pjesëmarrjen e ambasadorëve, partnerëve ndërkombëtarë dhe miqve të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, theksoi se këtë vit fokusi është që Dita e Evropës të mos mbetet vetëm simbolike, por të shndërrohet në një proces njëmujor që e afron integrimin evropian me qytetarët.

“Qëllimi ynë është i qartë: të zhvendosim fokusin nga aspektet teknike të negociatave drejt përfitimeve konkrete që sjell Bashkimi Evropian – më shumë mundësi për të rinjtë, zhvillim të infrastrukturës dhe mbështetje për ekonominë lokale.”

Ai shtoi se gjatë gjithë muajit do të prezantohen histori suksesi nga projekte të mbështetura nga BE, të cilat tashmë kanë sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është një rrugëtim i përbashkët dhe kërkon angazhim të të gjithë aktorëve shoqërorë – institucioneve, shoqërisë civile, universiteteve dhe biznesit”, shtoi Sali.

Fushata synon ta bëjë procesin e evropianizimit më të afërt, më të kuptueshëm dhe më të ndjeshëm për qytetarët gjatë gjithë muajit maj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit