Bekim Sali në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë: Investimi në dije dhe inovacion, çelësi i së ardhmes evropiane

 

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka theksuar rëndësinë e investimit në dije dhe inovacion si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

 

Gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë, ai vlerësoi angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve, të cilët prezantuan ide dhe zgjidhje konkrete që dëshmojnë potencialin e madh për zhvillim.

 

Sali nënvizoi se arsimi, shkenca dhe teknologjia mbeten shtyllat kryesore të progresit ekonomik, duke shtuar se këto fusha janë të domosdoshme për avancimin e vendit drejt integrimit evropian.

 

“Shteti ndërmerr masa për të mbështetur të rinjtë dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e inovacionit, si një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen tonë”, theksoi ai.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit