Deputeti Bekim Sali nga Alternativa dhe VLEN ka demantuar të gjitha
shpifjet dhe lajmet që po qarkullojnë kohëve të fundit me qëllim për të
krijuar përçarje.
Sali i përgjigjet edhe sa i përket Çairit ku thekson se Çairi është VLEN
dhe do të mbetet VLEN ,ashtu si shumë komuna të tjera që do t’i
bashkohen VLEN-it të fuqishëm për ndryshim
“ Të gjitha lajmet që qarkullojnë së fundmi janë shpifje dhe tentativa
të dëshpëruara për të krijuar përçarje por nuk kalojnë.
VLEN nuk është vetëm një emër politik, është vullneti i mijëra
qytetarëve që besojnë në drejtësi, përfaqësim të barabartë dhe dinjitet.
Jam krenar që jam pjesë e këtij vizioni dhe do të vazhdoj të kontribuoj
me përkushtim dhe përgjegjësi.
Asnjë artikull anonim, asnjë titull i porositur dhe asnjë skenar nga ata
që i tremben humbjes së privilegjeve, nuk mund të më largojë nga ky
rrugëtim.
VLEN është këtu për të qëndruar. Për të gjithë ata që spekulojnë sot, ua
them qartë: shihemi në tetor!
Çairi është VLEN dhe do të mbetet VLEN ,ashtu si shumë komuna të tjera
që do t’i bashkohen VLEN-it të fuqishëm për ndryshim.
U bëj thirrje të gjithëve të mos bien pre e dezinformatave. Ne do të
vazhdojmë të punojmë, të përfaqësojmë dhe të realizojmë ndryshimin që e
kemi premtuar.
Besimi nuk blihet me shpifje por fitohet me punë, përkushtim dhe
ndershmëri.
VLEN dhe do të vlejë deri në fund!”, shkruan Sali.





