BE-ja sjell Wi-Fi falas në Tetovë

Komuna e Tetovës njoftoi se në qytet, konkretisht rreth Zonës së Tregut të Gjelbër, do të mund të përdoret internet pa pagesë (Wi-Fi), që e ka mundësuar Bashkimi Evropian. Rrjeti është vendosur në kuadër të iniciativës WiFi4WB, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe zbatohet nga GIZ si pjesë e projektit EU4Digital.

Qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë internet publik falas në gjithë Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Komuna e Tetovës do të jetë një nga 500 komunat në rajon që do të përfitojnë rrjet WiFi4WB, sipas modelit të programit WiFi4EU, i cili ka mundësuar internet falas në rreth 7.000 lokacione në Bashkimin Evropian.

Të gjithë qytetarët dhe vizitorët do të mund të lidhen falas dhe të përdorin një lidhje të sigurt interneti. Me këtë mbështetje, Komuna e Tetovës vazhdon të përmirësojë shërbimet publike dhe të forcojë lidhshmërinë digjitale të komunitetit lokal.

Sipas Zyrës së BE-së në vend, nga shkurti i vitit 2026 ka nisur zbatimi i iniciativës WiFi4WB (WiFi për Ballkanin Perëndimor), e cila parashikon vendosjen e rrjeteve publike falas Wi-Fi në 64 komuna në të gjithë vendin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit