BE-ja pa marrëveshje për buxhetin deri në vitin 2034, përfundon para kohe samiti i jashtëzakonshëm

Advertisement

Pas disa orësh negociatash për buxhetin, të cilat nuk sollën rezultate konkrete, liderët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e përfunduan para kohe samitin e jashtëzakonshëm kushtuar planifikimit financiar deri në vitin 2034.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi mbrëmjen e së enjtes (26 nëntor) se qëndrimet e vendeve anëtare lidhur me vëllimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare vazhdojnë të jenë shumë larg njëra-tjetrës.

Për këtë arsye, liderët janë pajtuar që takimi të mos vazhdojë sot paradite, siç ishte paraparë fillimisht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit