Bashkimi Evropian i ka parë me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi Kuvendi dështoi ta zgjedh presidentin e ri dhe u shpërnda Parlamenti.
Një zëdhënësi i BE-së i ka thënë REL-it të premten se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetueses, sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani.
Partia në pushtet, LVV ishte ajo që dorëzoi ankesë në këtë institucion, me pretendimet e tyre se Osmani ka bërë shkelje kushtetuese.
Ndërkohë nga Presidenca kanë reaguar sot se e para e shtetit ka zbatuar atë që Kushtetua e kërkon. /Klankosova.tv



