BDI politizon protestat studentore, mobilizon strukturat për pjesëmarrje

Protestat e paralajmëruara nga studentët lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe për dhënien e provimit të jurispodencës po shoqërohen për përfshirje të drejtpërdrejtë të strukturave partiake të BDI-së.

 

Një status i publikuar nga ish-funksionari i BDI-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka ngritur pikëpyetje mbi karakterin e protestës, e cila në opinion prezantohet si iniciativë studentore.

 

Në njoftimin e publikuar, Xhaferi u bën thirrje strukturave partiake për pjesëmarrje në një takim organizativ, me qëllim përgatitjen për protestën e ditës së hënë.

 

Në thirrje thuhet:

 

“Të nderuar,

Ftoheni nesër, më 16 maj, në ora 17:30, të merrni pjesë në takimin e përbashkët me strukturat, i cili do të mbahet në zyrat e degës, me qëllim të organizimit sa më të mirë për ditën e hënë.”

 

Ky zhvillim ka nxitur reagime se protesta, edhe pse prezantohet si organizim studentor, mund të jetë duke u koordinuar edhe nga struktura politike partiake.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit