BDI: Ligji për gjuhët garanton provimet profesionale në shqip, kërkojmë zbatimin edhe për jurisprudencën

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate, ka reaguar pas deklaratave të bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, lidhur me mundësinë e dhënies së provimeve profesionale në gjuhën shqipe.

Nga BDI thonë se Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Amendamenti V i Kushtetutës garantojnë këtë të drejtë, duke ngritur pyetjen pse e njëjta bazë ligjore nuk zbatohet edhe për provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore.

BDI gjithashtu thekson se edhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve ka konstatuar se kjo çështje është e rregulluar me ligj dhe se institucionet obligohen ta zbatojnë atë.

Në reagim, kjo parti akuzon qeverinë për mungesë vullneti dhe kapaciteti për zbatimin e ligjit, duke kërkuar që e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe të respektohet në të gjitha provimet përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit