8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

BDI Kërkon dorëheqjen e krerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Pas ngjarjeve të fundit, që kanë ndodhur këto ditë, ku janë shfaqur disa video në rrjetet sociale, duke u poshtëruar flamuri maqedonas dhe djegia e flamurit shqiptar, madje edhe heqja e flamurit kombëtar prej shtyllës ku ishte i vendosur në Kumanovë, nga ana e një polici, ka bërë që opozita në vend të kërkojë dorheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit dhe zëvendësit të tij, Astrit Iseni.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, thotë se nëse nuk do ndodhin dorëheqjet, ata si parti do të dorëzojnë interpelancë ndaj dy udheqësve të MPB-së, pasi sipas tij, këto janë përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar.

“Nëse këto dorheqje nuk do të ndodhin , ne në ditët në vijim do të inicojmë interpelancë në Kuvendit e RMV-së, për ministrin dhe zv/ministrin e Punëve të Brendshme, për të dëshmuar përgjegjësin, jo profesionalizmin dhe dëmin që këta njerëz i kanë shkaktuar paqës, stabilitetit dhe kohezionit ndëretnik të shtetit”tha Bajram Rexhepi nga BDI

Ndërkaq, Rexhepi nga BDI tha se ditët në vijim të dalin me dëshmi se si policia e shtetit ka pamundësuar kremtimin e 28 nëntorit dhe siç thotë, të njejtit kanë nxitur tensione urretje dhe përçarje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit