14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

BDI: Analiza zgjedhore zbulon fituesin real në komunat shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim publikoi sot analizën e detajuar të rezultateve zgjedhore për çdo vendvotim dhe komunë shqiptare, dy javë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, deklaroi se të gjitha të dhënat e verifikuara tregojnë qartë se fitorja në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE-së, e cila sipas BDI-së, ka siguruar shumicën e kryetarëve përmes mobilizimit të votuesve të saj.

Sipas analizës së BDI-së, rezultatet në Tetovë, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë e komuna të tjera shqiptare janë produkt i votës masive të elektoratit të VMRO-DPMNE-së në favor të kandidatëve të koalicionit VLEN.

VLEN nuk ka fituar shumicën e votës shqiptare as për kryetar komune, as për këshill. Fitorja e tyre formale është rezultat i votës së organizuar të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Ademi, duke shtuar se AKI ka fituar mbi 23 mijë vota më shumë tek elektorati shqiptar në nivel vendi.

Ai theksoi se ky është “realiteti i dalë nga kutitë e votimit”, ndërsa BDI “pranon mesazhin e qytetarëve” dhe paralajmëron riorganizim dhe reformim të thellë në Kongresin e dhjetorit.

VMRO-DPMNE është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare”, u shpreh Ademi, duke akuzuar VLEN se i ka shërbyer planit politik të VMRO-DPMNE-së dhe “ka dëmtuar organizimin politik të shqiptarëve”.

BDI siguron se do të vazhdojë punën me transparencë, energji të re dhe përkushtim të plotë ndaj interesave të qytetarëve dhe rrugës evropiane të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit