BDI akuzon Izet Mexhitin për nepotizëm

 

Izet Mexhiti, njeriu që për vite me radhë ndërtoi pushtet mbi lidhje familjare dhe interesa personale, sot përpiqet të paraqitet si “ndryshim”. Por qytetarët e Çairit dhe të Shkupit e njohin mirë realitetin.

Sipas BDI-së, struktura e tij politike ka funksionuar me logjikën e klaneve: besnikëri ndaj rrethit të ngushtë, kontroll përmes njerëzve të afërt dhe përfitime për pakicën, në kurriz të shumicës.

Për më shumë se dy dekada, ai dhe rrethi i tij uzurpuan përfaqësimin e shqiptarëve në Shkup, duke lënë pas një realitet të zymtë për të rinjtë – mungesë perspektive, mundësi të kufizuara dhe një të ardhme të pasigurt. Ndërkohë, është rritur vetëm pasuria dhe ndikimi i tij personal.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për riciklim të së njëjtës mendësi që ka instaluar varësi, klientelizëm dhe keqpërdorim si model të politikbërjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit