Barazim në ndeshjen derbi Struga TL – FC Shkupi 2-2 (0-0), Besart Ibraimi humbi penalti

Katër gola të shënuar dhe  një penalti e humbur është epilogu i  kryendeshjes së javës së 20-të në elitën e futbollit vendor mes Struga Trim Lum – FC Shkup që përfundoi me barazim 2-2

Derbi i javës së 20-të në Ligën e parë futbollit vendor mes kampionit në fuqi  Struga Trim Lum dhe nën kampionit FC Shkupi përfundoi me barazim  2-2. Katër golat  u shënuan  në pjesën e dytë  me autor Bunjamin Shabani  në minutën e  54’, dhe Marjan Radeski 68’ për vendasit,  ndërsa Gronner 66’  dhe Rwatubyaye   në minutën e  74-të, shënuan për çairasit. Vendasit  patën rastin që të kalojnë epërsi në minutën e 3-të, kur  goditjen e Besart Ibraimit  nga  penaltia e mbrojti portieri shkupjan Ardit Iljazi. Me pikën e fituar në Strugë, FC Shkupi  vazhdon të mbete në krye të tabelës me  42 pikë, para Struga TL që ka  41 pikë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit