21.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Bajrami: Janë pranuar të gjitha kërkesat dhe do të ketë një pikë te re shërbimi në Tetova

Ministrini shoqërisë informatike dhe administratë, Naim Bajrami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se në një kohë shpejtë janë shqyrtuar dhe janë marrë parasysh të gjitha kërkesat që janë adresuar në rrugë zyrtare nga ana e të punësuarve në Qendrën “Një Pikë Shërbimi në Tetovë”, dhe se kërkesat e tyre janë realizuar në një kohë shumë të shkurtër shkruan Top24

Ministri Bajrami njëkohësisht shtoi se ai është angazhuar që kjo qendër të ketë lokacione të reja në qendër të qytetit.

“Po premtoj se Qendra e ,,Një Pikë Shërbimi” – Tetovë, do të ketë LOKACION të ri në qendër të qytetit, më të aksesueshëm për qytetarët, ku gjithashtu qytetarët do ta kenë më të lehtë për t’u orientuar.” tha Bajrami.

Me këtë dinamikë të punës do të vazhdojë edhe në Qendrat që janë në lokalizuara në Shkup, në Kumanovë, në Manastir dhe në Ohër.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit