Deputeti dhe përfaqësuesi i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për Ora24, në lidhje me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat tha se ky ligj është ndër të arriturat më të mëdha të VLEN-it. Azizi tha se ky ligj është kategori kushtetuese dhe do të parandalojë manipulimet gjatë punësimeve.
“Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat është ndër t ëarriturat më të mëdha të VLEN-it. Ne instalojmë një të drejtë për të mos u keqpërdorur përfaqësimi i shqiptarëve në punësime dhe avancime. Ky ligj është kategori kushtetuese dhe nuk është mekanizëm teknik. Zbatimit të këtij ligji do t’i prijë zv.kryeministri i parë me grupin që do të jetë për zbatimin e këtij ligji”.
“Qeveria e kaluar dhe BDI e shfuqizoi balancuesin, pas vendimit të Komisionit për parandalimin e korrupsionit, pasi kishte manipulime, ku pjesëtarë të nacionaliteteve tjera e ndërronin përkatësinë etnike dhe merrnin të drejtën një emër të komuniteteve. Me këtë ligj kjo nuk do të bëhet. Një person i komunitetit tjetër nuk do të mund të zërë vendin e shqiptarëve”, tha Azizi.
Ai gjithashtu theksoi se Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat nuk e eliminon meritokracinë dhe kualifikimin.
“Përveç përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duhet të insistojmë edhe në cilësinë dhe meritokracinë. Ky ligj i parasheh të dy pjesët”, tha mes tjerash Azizi.



