Azizi: BDI-së ia jap dorën për propagandë, e kanë trashëgimi prej xhaxhit Enver

 

 

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, ka një gjë për të cilën do t’ia jepte dorën përfaqësuesve të BDI-së, ajo është propaganda. Azizi tha se BDI propagandën e ka trashëgimi prej Enver Hoxhës, duke iu referuar propagandës së BDI-së në lidhje me pagën që Haqim Ramadani e merr nga Komuna e Çairit.

 

Azizi tha se Ramadani është profesionist dhe kryen shërbime për Komunën e Çairit, ndërsa shtoi se BDI ka bërë propagandë të madhe në lidhje me këtë çështje.

 

“Nëse ka diçka për të cilën ia jap dorën BDI-së, është propaganda. E kanë trashëgimi prej xhaxhit Enver, e kanë me tapi propagandën e kuqe, buron nga ideologjia e tyre, që çdo gjë që bënë kundërshtari është e keqe dhe çdo mashtrim dhe tradhti që bëjmë ne është e super e mirë. Gjithë periudha e formimit të tyre intelektual është e fokusuar në këtë drejtim për të përbaltur kundërshtarët dhe për të arsyetuar tradhëtitë dhe mashtrimet e veta. Kjo është nga formimi ideologjik dhe gjatë gjithë periudhës e kanë ushtruar këtë”, tha mes tjerash Azizi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit