Detaje të reja janë raportuar në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar, pranë aeroportit të Rinasit, ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët.
Një ngjarje kriminale është shënuar mesditën e kësaj të martë pranë aeroportit të Rinasit.
Raportohet se është qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip benz ngjyrë e bardhë, ku për pasojë konfirmohet se një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, ndërsa autorët janë larguar me një Toyota Yaris.





