Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë vizitës në Serbi, ka konfirmuar se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Ndërkohë, ish-ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.
Lidhur me këtë ka reaguar Astrit Iljazi, këshilltar i VLEN-it në Qytetin e Shkupit, i cili ka vlerësuar se politika e jashtme duhet të marrë parasysh edhe interesat e vendit.
Sipas Iljazit, përpara urimeve dhe solidaritetit ndaj Ukrainës, duhet të kërkohet respekt i ndërsjellë për Kosovën dhe qëndrimin e saj si shtet.
“Diplomacia nuk është të jesh gjithmonë spektator i mirë. Ndonjëherë duhet edhe të kesh pak dinjitet”, është shprehur Iljazi.
Ai ka shtuar se politika e jashtme nuk duhet të kufizohet vetëm në urime dhe solidaritet, por duhet të shoqërohet edhe me mbrojtjen e interesave dhe parimeve që vendi i konsideron të rëndësishme.






