Lideri i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ka njoftuar se aktivitetet në degën e Sarajit të ASH-së po vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe me përkushtim të plotë për koordinim dhe zgjerim të strukturave organizative, në vigjilje të zgjedhjeve lokale.
“Sonte na u bashkuan dhjetëra aktivistë nga subjektet e tjera politike. Anëtarëve të rinj u urojmë mirëseardhje. Prurjet e reja në ASH janë një argument plus që jemi në rrugë të mbarë,” – deklaroi Taravari.
Ky zhvillim vjen në kuadër të përpjekjeve të ASH-së për të forcuar praninë në terren dhe për të krijuar një alternativë të fuqishme politike në shërbim të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson lart përkrahjen e qytetarëve dhe do të vazhdojë të ndërtojë një platformë të bazuar në transparencë, meritokraci dhe përfaqësim dinjitoz.