ASH dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës

Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë.

Po aq i papranueshëm është edhe mosreagimi e përfaqësuesve shqiptarë në këtë institucion, si dhe e VLEN-it, që sot mban përgjegjësi politike për këtë gjendje.

Kërkojmë rikthimin e menjëhershëm të gjuhës shqipe në uebfaqen zyrtare të institucionit, ndërprerjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe transparencë të plotë për largimet, punësimet dhe avancimet.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që të drejtat e shqiptarëve të shkelen dhe që gjuha shqipe të hiqet nga institucionet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit