Historiani Asdren Shala ka ngritur shqetësime për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar për rrezik të asimilimit.
Ai ka deklaruar: “Më vjen keq, por shqiptarët e Maqedonisë nuk janë më së shumti të ekspozuar ndaj një asimilimi. Edhe për arsyen e parë se politika atje nuk e ka shqetësim kauzën shqiptare. E dyta, ajo që quhet elitë kulturore, jo domosdo më shumë shqetësohet për kauzat e largëta në Lindjen e Mesme siç është islami sesa për kauzën shqiptare që është gjithmonë në rrezik nga pala sllave.”, është shprehur Shala në Klan Kosova, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Sipas tij, mungesa e fokusit politik dhe kulturor në çështjet shqiptare brenda vendit po e thellon këtë problem, duke e lënë të hapur sfidën e ruajtjes së identitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.(INA)





