26.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Arsyet pse nuk duhet të përdorni telefonin tuaj para gjumit

Pavarësisht se çfarë bëni para gjumi me telefonin tuaj, ekspertët thonë se është koha ta largoni këtë shprehi.

1: Rritje të rrezikut të kancerit

Rritja e ndriçimit gjatë natës shpie në kualitet të keq të gjumit dhe kjo e rritë rrezikun e kancerit, e posaçërisht të kancerit në gji dhe prostatë.

Melatonina është antioksidant dhe armë natyrale e trupit kundër kancerit, por shtypet nga drita e kaltër që e lirojnë telefonat e mençur.

Drita e kaltër e pengon prodhimin e melatoninës dhe ky hormon e rregullon ciklin e gjumit në trup. Nëse trupi mbetet pa gjumë, atëherë cikli i çrregullt i gjumit shpie edhe në probleme tjera si depresioni, shtimi i peshës, problemet me memorie, problemet kardiovaskulare, etj.

Ekspozimi në dritë të kaltër gjatë natës shpie në dëmtim të retinës dhe në degjenerim makular, i cili është humbje e vizionit qendror apo aftësia për të parë para juve.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit