19.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë dhe një i Pakistanit, transportonin emigrantë nga Kina

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të pikës kufitare “Sopot” mbrëmjen e djeshme ka arrestuar personin D.M. 28 vjeç nga Gjevgjelia me vendbanim në Bogorodicë dhe personin V.A. 28 vjeç nga Pakistani, pasi të njëjtit dyshohen për veprën penale, “kontrabandë me emigrantë”.

“V.A. është vërejtur duke marrë gjashtë emigrantë nga Kina nga linja hekurudhore në afërsi të fshatit Tabanoc të Kumanovës dhe duke i përcjellë në autostradën “Miqësia” afër fshatit Tabanoc, pas së çka është larguar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur D.M. me veturë të pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, në të cilën i ka vendosur emigrantët dhe është nisur në drejtim të Kumanovës. Pas marrjes së masave, automjeti është ndalur dhe më pas D.M. i është privuar nga liria, automjeti i është konfiskuar dhe emigrantët janë vendosur në një qendër pranimi. Gjithashtu, pas masave të marra, V.A. është gjetur dhe privuar nga liria”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit